LajmeMaqedoniTopLajm

Gazmend Abdija: Ministria e Arsimit dhe Shkencës e papërgjegjshme dhe totalisht e papërgatitur për t’i furnizuar me libra nxënësit

Shkon drejt përmbylljes java e tretë e vitit të ri shkollor, e nxënësit ende kanë mungesë të teksteve shkollore, ndërsa ato libra që i posedojnë, janë thuajse tërësisht të shkatërruara. Me këtë problematikë po përballen thuajse të gjitha shkollat.

Akoma duhet që ne shqiptarët librat për femijët tanë t’i kompensojmë me fotokopje! E të mos flasim për përmbajtjet sakndaloze të tyre!

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, edhe sivjet përsëritën refrenin se tashmë është përmbyllur procedura për furnizimin publik për pajisje me libra të shkollave fillore dhe të mesme, autorësinë e të cilave e ka kjo ministri dhe se në javën e parë, librat do t’u dorëzohen nxënëse.

Pastaj MASH ndërroi qendrim dhe tha se libra nuk do të ketë deri në përfundim të gjysëmvjetorit.

Lind pyetja: A janë fëmijët tanë edhe sivjet viktima të tenderëve të dyshimtë?

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02hb3NiMHtqrWtmxXBmBDVRsNCUUqvcNfHWmojEmWq2kSQ5F5mqDS6uLikxJcQUJMrl&id=1064928135

Related Articles

Back to top button
Close
Close