LajmeRajonTopLajm

Kaos politik në Mal të Zi/ Gjukanoviç kërkon zgjedhje me çdo kusht, nuk mandaton qeveri të re

Zëvendësimi i Dritan Abazoviç po bëhet një mision i pamundur në Mal të Zi pasi presidenti Gjukanoviç refuzoi nismën e shumicës parlamentare të zgjedhjeve të fundit për të formuar qeverinë e re. Kreu i shtetit kërkon zgjedhje të reja.

Kaos politik në Mal të Zi/ Gjukanoviç kërkon zgjedhje me

Vendimi i presidentit malazez Millo Gjukanoviç për të mos i dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re Miodrag Lekiç me propozimin e Frontit Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA e Abazoviç ka thelluar krizën politike të hapur prej kohësh në vend.

Arsyetimet e Gjukanoviç për mos dhënien e mandatit ishte dyshimi se partitë që fituan në zgjedhjet e gushtit 2020 nuk do të formonin dot një shumicë parlamentare prej 41 deputetësh edhe pse grupet të cilat zhvilluan disa range bisedimesh thanë se i kanë votat për të formuar një qeveri që do të zëvendësonte kabinetin e Abazoviç.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shumica e vjetër e quajti iniciativën e Gjukanoviç si një tentativë për grusht shteti.

Kreu i shtetit kërkoi të martën edhe shkurtimin e mandatit të Kuvendit akt i cili do të sillte në mënyrë automatike edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Nëse një shumicë prej të paktën 41 deputetësh nga 81 ligjvënës do të votonte për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, presidenti do të duhet të shpallte zgjedhje parlamentare në të njëjtën ditë.

Partitë e shumicës parlamentare, të udhëhequra nga Fronti Demokratik pro-Rus, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA, propozuan Miodrag Lekçqin si përfaqësues për përbërjen e Qeverisë së re.

Bashkë me propozimin nuk kanë dorëzuar nënshkrimet e së paku 41 deputetëve, që do të tregonte se Lekiç ka mbështetjen e nevojshme në parlament, por e kanë njoftuar zotin Gjukanoviç përmes një letre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close