LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski: Nuk kemi hequr dorë nga tentimi për të rrëzuar Qeverinë

VMRO DPMNE-ja nuk do të heq dorë nga tentativa për të rrëzuar Qeverinë, megjithëse kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski nuk tregon se në çfarë mënyrë do të tentojë të arrij këtë qëllim. Pas refuzimit të nismës për referendum, opozita maqedonase nuk ka një plan konkret strategjik se si do ta çon vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“VMRO-DPMNE-ja do të vazhdon të punon për rrëzimin e kësaj Qeverie të paaftë deri në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nisma e partisë E Majta për referendum nuk do të gjen mbështetjen e VMRO-DPMNE-së, pasi sipas Mickoskit edhe ky propozim do të hidhet poshtë me të njëjtat arsye. Por Mickoski shton se rrëzimi i iniciativave në mënyrë sipas tij jo ligjore, do ta nxjerrin një ditë kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi para përgjegjësisë.

“Një njëri në Kuvend po e vendos veten mbi gjitha ligjet dhe mbi Kushtetutën. Në këtë mënyrë shkelja e ligjit po bëhet praktikë. Për të mos u bërë praktikë, ai që ka bërë këtë shkelje duhet të përgjigjet dhe ju garantoj se do të përgjigjet një ditë. Ai nuk do të jetë i përhershëm aty dhe partia e tij nuk do të vendos gjithmonë gjykatës dhe prokurorë. Shumë shpejtë do të jenë në opozitë dhe do të përgjigjet për veprimet e tij”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nisma e VMRO-DPMNE-së për referendum përmes të cilit do të abrogohej Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë u rrëzua nga kreu i Kuvendit Xhaferi me arsyetimin se bie ndesh me nenin 118 të Kushtetutës. Opozita akuzoi Xhaferin se ka refuzuar nismën duke shkelur procedurat parlamentare, ndërsa paralajmëroi përshkallëzim të bllokadës së Kuvendit gjatë periudhës që pason. /Alsat.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close