LajmeMaqedoniTopLajm

Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe

Vendimi i Gjykatës Administrative dhe i KSHZ-së që të rivotohet në 6 vendvotime në Njësinë e pestë zgjedhore dhe në një vendvotim në Njësinë e gjashtë zgjedhore ka mbledhur sot Kryesinë e BDI-së. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se VMRO-DPMNE dhe LSDM po bëjnë çmos që t’i merren dy deputetë Frontit, por që theksoi se i dinë të gjitha detajet nga marrëveshjet e fshehta.

“Nuk është çështja këtu nëse i humbë apo i fiton Fronti Europian dy mandate. Fronti Europian ka fituar zgjedhjet më 8 maj 2024. Fitorja e Frontit është vulosur më 8 maj. Të gjitha akrobacionet politike, marrëveshjet e fshehta nëpër podrume janë të papranueshme dhe janë të dënueshme. Sepse përbëjnë hap pas. Dhe asnjë hap pas nuk duhet të tolerohet por të gjitha palët duhet të reflektojnë. Ne i dimë të gjitha në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe, marrëveshjet politike, dhe në të ardhmen do të dalim në detaje për të gjitha marrëveshjet ku do t’i demaskojmë në opinion”, deklaroi Ahmeti.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close