MaqedoniTopLajm

“Fitorja e madhe afër”, Sejdiu paralajmëron BDI-në: Ju skeni vizion, ne e dimë, çfarë i duhet Zhelinës

Lëvizja Besa dhe kandidati i sajë, Blerim Sejdiu për Zhelinën vazhdojnë aktivitetet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për komunën e Zhelinës. Sejdiu mbrëmjen e djeshme ka takuar aktivist të shumtë dhe entuziast të kësaj partie dhe ka thënë se beteja ende nuk ka përfunduar.
Ka deklaruar se së bashku me mërgatën e Aleancën e me çdo qytetar do fitojnë e festojnë më 31 tetor.
“Mesazh falënderues njëherësh edhe një forcë shtyse për çdo qytetarë, aktivistë e simpatizantë që na ka besuar e votuar më 17 tetor. Beteja jonë nuk ka përfunduar. Më 31 tetor, së bashku me Mërgatën e Aleancën, së bashku me çdo qytetarë që e dëshiron zhvillimin e urbanizimin e komunës sonë do të fitojmë dhe në mbrëmje do të festojmë. Ata nuk kanë as vizion e as ide për komunën!”, deklaroi Sejdiu.. Tha se Besa dhe ai personalisht e din saktë çfarë i duhet komunës së Zhelinës.
“Fitorja na takon neve! Është shumë afër fitorja e madhe për Zhelinën e Tetovën, dhe gjithkund ku garojmë bashkë me koalicionin! me ZEMËR për KOMUNËN tonë!”, përfundoi Sejdiu

Related Articles

Back to top button
Close
Close