LajmeMaqedoniTopLajm

Komuna e Bërvenicës me apel: Fton mërgimtarët të vijnë dhe ta përkrahin kandidatin shqiptar

Me anë të një positimi në fb, Komuna e Bërvenicës, fton mërgimtarët të vijnë dhe të votojnë të dielën 31.10.2021, ta përkrahin kandidatin shqiptar në Bërvenicë, Enver Pajazitin, i cili në raund të dytë shkon me kandidatin e VMRO-së. Përcjell Top24.

Shkrimi i plotë në fb:

“A P E L

Çdo votë shumë e rëndësishme për fitore

E dashur mërgata jonë,

Të dashur bashkëqytetarë që punoni dhe veproni jashtë vendlindjes, unë Enver Pajaziti po Ju bëjë APEL secilit prej JUSH në veçanti kush ka mundësi është mirë që ditë e diell më 31.10.2021 e diel të VINI në vendlindje dhe të votoni për kujdestarin dhe shërbyesin tuaj në katër vitet e ardhëshme, njëherit me ardhjen tuaj Ju fillimisht respektoni veten dhe më nderoni mua dhe administratën komunale.
Komuna jonë edhe këtë rradhë ka nevojë për ndihmën tuaj që bashkarisht t’ia dalim me 31.10.2021 e diel ku kandidati i pavarur është në garë me kandidatin e VMRO-së.
MËRGIMTARËT. Po pra, mërgimtarët, shpirti dhe zemra e çdo njërit nga ne. Ata që na japin gjithçka dhe në çdo kohë dhe në kundërvlerë nuk kërkojnë më shumë se një mikpritje e ngrohtë. Të dashur mërgimtar, e di se do jeni këtu më 31 tetor për të vulosur fitoren tonë dhe ndjehem i obliguar dhe me shumë përulësi të Ju them Faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe po bëni. Unë, Enver Pajaziti, nuk kam mundur të ju’a mundësoj infrastrukturën si në shtetet ku jetoni dhe ndoshta edhe nuk do kemi mundësit e tilla sepse jo si komunë por, edhe si shtet jemi shumë pas vendeve ku jetoni.Unë jam munduar që në çdo kohë dhe në çdo moment të jem pranë nevojave tuaja me aq mundësi që kam pasur. Unë do jem në çdo kohë dhe në çdo moment në shërbimin tuaj, telefoni im do vazhdoj të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e mi 24 orë.Unë do të vazhdoj me investime në infrastruktur pa dallim fshati ose lagjeje. Por, më shumë se kaq dhe më shumë se në çdo kohë më duheni edhe Ju. Na duhet përvoja dhe dija juaj që e fitoni në vendet ku jetoni prandaj në programin tonë kemi paraparë edhe krijimin e një linje të veçantë komunikimi me ju qoftë në formë sporteli qoftë në formë elektronike.
Për ju kemi paraparë edhe mbështetje në rast se vendosni të ktheheni dhe të investoni në zonat zhvillimore dhe mbi të gjitha Ju do të më keni në dispozicion 24/7 për çdo nevojë.

I juaji me shumë përulësi
Enver Pajaziti “

Related Articles

Back to top button
Close
Close