
Ushtria amerikane kreu sulme të premten kundër objektivave ushtarake iraniane rreth Ngushticës së Hormuzit në përgjigje të sulmit të Teheranit të enjten kundër një anijeje tregtare pranë rrugës kryesore ujore, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së.
“Avionët amerikanë goditën vendet iraniane të magazinimit të raketave dhe dronëve dhe vendet bregdetare të radarëve”, tha centcom, raporton Cnn, transmeton Periskopi.
“Agresioni i pajustifikuar kundër anijeve tregtare nga forcat iraniane shkeli qartë armëpushimin.”
Sulmet erdhën pasi Presidenti Donald Trump të premten e quajti sulmin me dron ndaj anijes në Ngushticën e Hormuzit një “shkelje të pamend” të marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës me Iranin.



