LajmeMaqedoniTopLajm

Filipçe: Puna e operatorëve ekonomikë deri në orën 23:00, kufizim i transportit publik deri në 50 për qind dhe punë e reduktuar e administratës

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot paralajmëroi se në seancën e nesërme do t’i propozojë Qeverisë të gjithë operatorët ekonomikë të punojnë deri në orën 23, kufizim i kapaciteteve të transportit publik deri në 50 për qind, në administratë, komuna dhe gjykata, kudo aty ku është e mundur, procesi i punës duhet të zhvillohet me ndërrime ose onlajn nga shtëpia ose të zvogëlohet me sistem rotacioni.

“Ky është hapi i fundit para vendosjes së orës policore”, tha Filipçe, duke e prezantuar analizën dy-javore të situatës me Kovid-19.

Këto masa do të jenë shtesë e ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive i cili tashmë është dorëzuar në Parlament. Me të parashikohej mbajta e maskës në ambient të hapur, kufizimi i grupimeve pas orës 22 dhe kufizimi numrit të njerëzve në tubimet familjare. Këto masa do të hyjnë në fuqi deri në fund të javës.

Virusi është shumë i përhapur kudo, tha Filipçe, duke theksuar se numri i të infektuarve po rritet ndjeshëm dhe spitalet po mbushen.

Ai theksoi se ende nuk ka pacientë në spitalin modular pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive, megjithëse është i përgatitur plotësisht, stafi është i gatshëm, si dhe internistët që vijnë sipas sistemit të rotacionit dhe infermieret.

“Në spitalin “8 Shtatori” i gjithë stafi punon për këtë çështje edhe internistë edhe anesteziologë të cilët punojnë së bashku me infektologët. Repartet infektive në Strumicë tashmë janë mbushur, më tej në Kumanovë, Shtip, kapacitetet në spitalin e Koçanit kanë filluar të angazhohen. Nuk ka vend në spitalin në Prilep dhe një krah tjetër është hapur në spitalin e Manastirit në tërë këtë rajon, ndërsa kapaciteti i spitalit në Gostivar po mbushet me shpejtësi”, tha tutje ministri.

Ai i porositi qytetarët se situata është me të vërtetë serioze, se hapi tjetër do të ishte kufizim i plotë i lëvizjes përkatësisht ora policore.

“Le të fitojmë forcë të gjithë, sepse kjo është rruga”, theksoi Filipçe, duke theksuar se numri i pacientëve po rritet në rajon dhe kudo në Evropë. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close