LajmeMaqedoniTopLajm

Filipçe: Gjendja me Covid-19 po përkeqësohet

Situata me koronavirusin në vendin tonë, si dhe kudo në Evropë dhe në shumë vende të botës, po përkeqësohet derisa po mbaron vera. Britania e Madhe, Franca, Spanja, Republika Çeke dhe Holanda janë midis vendeve që po përgatiten të zbatojnë një paketë të re masash kufizuese në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, kjo u tha sot në konferencë për shtyp nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke shtuar se se qeveria Britanike po planifikon karantinë të re në nivel nacional.

“Skocia paralajmëron qytetarët e saj për kufizime të rënda, por të domosdoshme. Në Izrael, këto masa tashmë janë në fuqi, janë mbyllur shkollat, kopshtet dhe qendrat tregtare. Franca gjithashtu po shtrëngon masat. Mes tjerash, shoqërimi dhe vizitat midis familjeve do të ndalohen. Kjo është diçka që e kemi paralajmëruar disa herë dhe kemi theksuar se shtatori mund të jetë fillimi i një vale të re gjatë vjeshtës”, shtoi Filipçe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close