LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE-Ja ME KOMITET TË RI EKZEKUTIV

NUK DO TË KETË KONGRES TË JASHTËZAKONSHËM

VMRO-DPMNE-ja me reforma të reja strukturore. Sekretari I Përgjithshëm I partisë për shkaqe personale është larguar nga funksioni. Komiteti Qendror ka zgjedhur Komitetin e ri ekzekutiv. Nuk do të ketë Kongres të jashtëzakonshëm.

Në Komitetin e ri Ekzekutiv gjenden bashkëpunëtorët më të afërt të liderit partiak Hristijan Mickoski. Rashela Mizrahi, Gordana Dimitrievska Koçovska, Stefan Andonovski, Antonio Miloshoski, Dafina Stojanovska, Olga Lozanovska, Marija Andonovska dhe Dr. Vele Markovski. Prej anëtarëve të vjetër mbeten Vlatko Gjorçev, Koce Trajanovski dhe Trajko Sllavevski. Nuk do të ketë Kongres të jashtëzakonshëm. Komiteti Qendror njëzëri ka hedhur poshtë propozimin e Mickoskit.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Unë dorëzova propozimin për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm ku unë nuk do të isha kandidat. KQ pa prezencën time pasi lëshova sallën ku mbahej mbledhja, njëzëri refuzoi këtë kërkesë timen, nuk u pajtua me këtë propizim dhe me këtë më dha legjitimitet të plotë të vazhdojë të jem në krye të VMRO-DPMNE-së”

Përbërja e re partiake e VMRO-DPMNE-së është komentuar edhe nga socialdemokratët. Ngjarjet e fundit në këtë parti, sipas tyre, dëshmojnë se asgjë nuk ka ndryshuar.

KOSTADIN KOSTADINOV – LSDM

“Kjo është matrica e njëjtë që kontrollohet drejtpërdrejtë nga Nikola Gruevski, kurse e zbatuar në RMV nga Mickoski. Kur do ta shihni përbërjen e re të VMRO-DPMNE-së duke llogaritur këtu edhe Antonio Milloshoskin dhe gjithë ekipin të udhëhequr nga Nikola Gruevski, mund të konkludojmë se në Pallatin e Bardhë mbetet matrica kriminale”

Lideri I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka caktuar protestën e rradhës. Këtë herë, sic thotë, kundër padrejtësive. Ky aktivitet I opozitës vjen pas protestave kundër rritjes së cmimit të energjisë elektrike, negociatave për statusin historic të Goce Dellcevit dhe ndryshimin e PDU-së në Kisella Vodë./KlanMacedonia, percjell TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close