LajmeSport

Skandal në Serie A, ylli i Sassuolos kapet mat me kokainë, bllokohet transferimi bujshëm!

Së ardhmes së Cristian Volpatos i është vendosur një pikëpyetje e madhe pas një ngjarjeje tronditëse.

Ish-talenti i Romës, aktualisht pjesë e Sassuolos, ishte fare pranë transferimit në Australi te skuadra e Sydney FC, mirëpo gjithçka ka dështuar në momentet e fundit për shkak të një skandali jashtë fushës.

Sipas raportimeve të fundit, futbollisti ka rezultuar pozitiv me kokainë gjatë kontrolleve, çka ka bërë që transferimi i tij drejt ekipit australian të bllokohet menjëharë.

Për lojtarin 20-vjeçar, i cili kërkonte të rigjejë hapësirat dhe formën e tij në vendlindje, ky test mjekësor është kthyer në një makth të vërtetë. Tani Volpato rrezikon jo vetëm anulimin e përfundimtar të marrëveshjes mes Sassuolos dhe Sydney FC, por edhe dënime të rënda disiplinore e pezullim nga aktiviteti sportiv.

Pritet reagimi zyrtar i klubit të Sassuolos dhe vetë lojtarit për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje që ka tronditur opinionin sportiv.

Related Articles

Back to top button
Close
Close