LajmeMaqedoniTopLajm

Filipçe: Bullgaria do t’i dhurojë Maqedonisë V. një pjesë të vaksinave kundër coronavirusit

Republika e Bullgarisë do të dhurojë një pjesë të çdo dërgesë vaksinash kundër Covid-19, të cilën ata e blenë direkt nga prodhuesit, në vendin tonë, informoi këtë mëngjes Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili po qëndron për vizitë në Sofje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këtë mëngjes u vendos në seancën e qeverisë në Sofje ku unë mbajta fjalim. Me këtë vendim, në vendin tonë vaksinat kundër Covid-19 do të arrijnë në të njëjtën kohë, si në vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Bullgaria, si anëtare e BE-së, kishte privilegjin të negocionte drejtpërdrejt me një numër prodhuesish. Falë këtij akti miqësor, me këtë donacion ne do të fillojmë shkurtimisht procesin e vaksinimit dhe do të lehtësojmë qasjen në vaksina në mënyrë që të mund të vaksinojmë 60 deri në 70% të popullsisë.

Sipas informacionit nga autoritetet shëndetësore në Republikën e Bullgarisë, së pari vaksina Pfizer do të arrijë në Sofje, pastaj Moderna, pastaj Astra Zeneka. Ne kemi biseduar tashmë për detajet teknike në lidhje me dërgesën, besoj se në të njëjtën kohë do të marrim disa nga vaksinat, si edhe vendet e BE-së.

Përveç një donacioni nga Republika e Bullgarisë, vendi ynë gjithashtu siguroi vaksina përmes mekanizmit Covax. Bashkimi Evropian ka siguruar 400 milion vaksina për shtetet anëtare dhe 100 milion shtesë për vendet jo-BE-së, të cilat mund të ndërmjetësohen nga vendet anëtare. Deri më tani, Polonia dhe Greqia i kanë ofruar këtë lloj ndihme vendit tonë. Republika e Maqedonisë së Veriut është duke negociuar me prodhuesit për furnizim të drejtpërdrejtë të vaksinave dhe prej tyre”, tha Filipçe.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close