LajmeMaqedoniTopLajm

Fatmire Isaku e PDSH merr postin e zëvendësministres së Punëve të Jashtme

Pas seancës së djeshme parlamentare ku u votuan zëvendësministrat, sot, nënkryetarja e Partisë Demokratike Shqiptare, Fatmire Isaku mori postin e zëvendësministres së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Siç bëhet e ditur në kumtesën e Shërbimit për Informim të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), ky pozicion dëshmon për përkushtimin e PDSH-së në proceset euro-atlantike, në veçanti integrimin e RMV në Bashkimin Evropian, mbështetjen e reformave të nevojshme që vendi të zhvillohet në kuadër të sistemit të vlerave perëndimore, bashkëpunimin ndër-rajonal dhe zhvillimin ekonomik të vendit. fc/

Related Articles

Back to top button
Close
Close