EkonomiLajmeTopLajm

Bixhozi, industria që nuk ka humbje gjatë pandemisë

“Nuk kemi ndërprerje të punës në asnjërin objekt të anëtareve tona për shkak të Kovid-19, që tregon se edhe në kushte të pandemisë, industria mund të punojë, nëse deri në fund respektohen dispozitat. Duke i marrë parasysh paralajmërimet për valë eventuale të vjeshtës, apelojmë deri te lojtarët të vazhdojnë t’i respektojnë masat për mbrojtje personale dhe t’i bashkangjiten protokollit sipas të cilit punojnë bastoret”, tha Vasko Ilijevski, kryetar i ABSM

Shkup, 24 shtator – Asociacioni i Bastoreve Sportive apelon deri te lojtarët dhe në paralajmërimin e valës së vjeshtës të virusit të respektohen masat për mbrojtje personale gjatë ardhjes në objektet e tyre. Nga ABSM thonë se ata katër muaj punojnë pa ndërprerë dhe se deri tani objektet e tyre funksionojnë sipas protokolleve të lëshuara për punë, të sjellura nga ana e Komisionit për sëmundje ngjitëse.

“Nuk kemi ndërprerje të punës në asnjërin objekt të anëtareve tona për shkak të Kovid-19, që tregon se edhe në kushte të pandemisë, industria mund të punojë, nëse deri në fund respektohen dispozitat. Duke i marrë parasysh paralajmërimet për valë eventuale të vjeshtës, apelojmë deri te lojtarët të vazhdojnë t’i respektojnë masat për mbrojtje personale dhe t’i bashkangjiten protokollit sipas të cilit punojnë bastoret. Shëndeti i të punësuarve dhe lojtarëve tanë është prioriteti ynë më i lartë”, thekson Vasko Ilijevski, kryetar i ABSM. Bastoret sportive ishin mes subjekteve të para afariste të cilat me masa restriktive të Qeverisë për mbrojtje nga përhapja e Kovid-19 tërësisht ishin mbyllur nga 14 marsi i vitit 2020 dhe sërish ishin lëshuar nga 13 maji. Nga ABSM theksojnë se edhe krahas humbjeve të mëdha gjatë mbylljes dymujore i kanë mbajtur të gjithë të punësuarit e tyre.

Sipas protokollit për punë, në të gjitha anëtaret e ABSM-së në hyrje janë vendosur mjete dezinfektuese, të punësuarit mbajnë maska mbrojtëse, në sportel është i pranishëm nga një lojtar me distancë prej dy metra me lojtarin i cili pret rend për pagesë, ndërsa në objekte gjatë orarit të punës dhe pas përfundimit bëhet pastrimi i rregullt dhe dezinfektimi i të gjitha hapësirave dhe inventarit. Lojtarët patjetër e kanë të mbajnë maskë në fytyrë, të mbajnë distancë prej dy metra në vendin e pagesës, dhe t’i shfrytëzojnë mjetet për dezinfektim të duarve, të vendosura në hyrje të bastoreve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close