LajmeMaqedoniTopLajm

EVN reagon ashpër për djegien e veturave, policia arreston ish liderin e “Ballistave “?

EVN Maqedoni dënon ashpër çdo formë të dhunës dhe vandalizmit ndaj objketeve të saj, transmeton INA.

“Dënojmë çdo formë të dhunës dhe vandalizmit. Edhe përkundër faktit që kryesi i veprës është arrestuar, EVN ndërmori masa për mbrojtje të punonjësve të saj dhe pronës. Kemi mirëkuptim për protesta paqësore, edhe pse nuk e dimë pse të njëjtat janë të drejtuara kundër nesh”, thuhet në reagimin e EVN-së.

Ndryshe, dje në lagjen “Potok” dhe në lagjen Bllok 70 janë djegur dy vetura të EVN-së.
Veturat tashmë ishin larguar nga vendi i ngjarjes kurse nga Njësiti për intervenim gjatë zjarreve thanë se kanë pasur shumë paraqitje nga qytetarët për djegien e veturave në këto dy lagje. EVN është kompani që sjell energjinë elektrike nga furnizuesit shtetëror ELEM dhe MEPSO. Merrte vesh se njëri nga të arrestuarit nga Policia është ish lideri i grupit t tifozëve Ballistat, Krenar Osmani

Djegien e veturave të EVN-së e ka dënuar edhe anëtari i këshillit organizativ për organizimin e protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, Arianit Xhaferi, i cili ka thënë se ky akt nuk i ndihmon paqes dhe protestave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close