LajmeMaqedoniTopLajm

Zaevi dhe Ali Ahmeti sot do t’i vazhdojnë bisedimet për koalicion qeveritar

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev pas pranimit të mandatit për përbërje të qeverisë tha se sot do të ketë takim me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti që t’i vazhdojnë negociatat. Kumtoi se kanë sukses, në shumë aspekte, por edhe çështje të cilat ende nuk janë mbyllur, ndërsa të cilat, siç tha, çështje serioze. Për detajet, tha, nuk do të bisedoja sepse procesi negociues ashtu do të bëhet mediatik dhe nuk do të jetë në ndihmë.

“Përpiqemi t’i japim të gjitha informatat e mundshme deri atje deri ku nuk do të prishim ç’farëdo lloj perspektive të procesit të suksesshëm negociues. Por, menjëherë kur të kemi sukses dhe një hap, atë do ta kumtojmë. Gjithsesi, shpesoj në sukses për shkak të asaj që qytetarët na zgjodhën, na dhanë udhëzime se kush me cilin do të negociojë dhe rendi duhet të respektohet. Në demokraci- qytetarët tregojnë se kush me kë duhet të ulet së pari t’i bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme. Por, siç thashë, opsionet ekzistojnë. Në fund të ditës, vendi ynë Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të formojë qeveri, sa më shpejtë, që të mund të përfshihet me sfidat e pandemisë, por edhe ndërkombëtare, mendoj se procesi negociues me BE-në, procesi berlinas i cili vijon etj”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Tha se sipas përcaktimit kushtetues pas ndarjes së mandatit në afat prej 20 ditëve duhet të bëhet përpjekje për formim të qeverisë dhe pikërisht këto 20 ditë, siç tha, “janë mejdani jonë të arrijmë të formojmë qeveri, ndërsa me atë të sigurojmë edhe shumicë parlamentare të paktën prej 61 deputetëve”.

“Gjithsesi për qeveri stabile kjo do të thotë çdo numër më shumë i cili do të mbështesë program, kuadro, kandidatë do të ishte serioz, garancion i madh për stabilitet të Qeverisë. Ambicia jonë është katër vjet, sepse presim që pas anëtarësimit në NATO, negociatat me BE-në, e rëndësishme është për delegacionin dhe të gjithë profesionistët e BE-së me të cilët do të negociojmë ta dinë se kanë parashikueshmëri me katër vjet, por para se gjithash dhe mbi të gjitha e rëndësishme është për ekonominë vendore, për sektorin afarist dhe qytetarët. Kjo do të na vendosë në gjendje si shtet të kemi vetëm një parë zgjedhje, ato janë zgjedhjet lokale në vitin 2021, në vitet 2022 dhe 2023 nuk kemi zgjedhje, në vitin 2024 janë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Realisht, kemi mejdan të shkëlqyer për punë”, theksoi Zaev.tvkoha.mk

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close