LajmeMaqedoniTopLajm

EMV nuk dorëzoi ofertë për çmimin e rrymës elektrike!

SHA EMV sot pasdite kumtoi se nuk kanë dorëzuar ofertë tek furnizuesi universal EVN Home pasi vendimi i Qeverisë lidhur me çmimin e rekomanduar të sasive të energjisë elektrike ka qenë gjashtë muaj ndërsa tedneri i EVN Hme është për periudhë 12-mujore.

“Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me çmimin e rekomanduar dhe sasinë e energjisë elektrike me të cilat SHA EMV duhet të paraqitet në tenderin e EVN Home për vitin 2022 kanë të bëjnë me periudhën 6 mujore derisa tenderi aktual i EVN Home është shpallur për periudhë 12-mujore. Për këto arsye, SHA EMV sot nuk shtroi ofertë”, qëndron në kumtesë.

Që atje theksojnë se do të paraqiten në tenderin e radhës të furnizuesit universal i cili duhet të jetë për periudhën janar – qershor 2022.

Dje, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi deklaroi se çmimi i energjisë në gjashtë muajt e ardhshëm nga viti 2022 nuk do të rritet më shumë se 10%. Ngjashëm deklaroi edhe sot zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close