
Lëvizja Besa në Ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, nëpërmjet një komunikate ka shkruar se në luftën ndaj saj duhet më pak fjalë e më shumë vepra konkrete.
“Përkushtimi për të luftuar një fenomen kaq negativ në shoqëri, nuk është edhe aq i lehtë, përkundrazi, korrupsionit fillimisht duhet t’i jepet goditje nga lartë duke hetuar pronën e gjithë personave që ushtrojnë poste publike. Duhet hetimi i tyre, mënyra se si i kanë fituar parat dhe si ata menaxhojnë me pronën publike. Një vetting transparentë dhe me njerëz të pastër, do të parandalonte korrupsionin në shoqëri.” – deklaron Lëvizja Besa.
Ndryshe, Indeksi i korrupsionit në botë e nxori Maqedoninë e Veriut në vendin e 81-të në mesin e 194 shteteve sa i përket kërcënimit të korrupsionit.