
Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi së bashku me këshilltarët e Komunës së Tetovës, Zgjim Shaini dhe Bujar Akiki, si dhe zëvendësdrejtorin e Shërbimeve për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së RMV-së, Benizar Ganiu, qëndruauan për një vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, ku u pritëm nga drejtori i spitalit, Emri Bajrami. Gjatë kësaj vizite Elezi dorëzoi një donacion me ujë të pijshëm për nevojat e spitalit si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje ndaj institucionit shëndetësor dhe stafit të tij, në rrethanat e krijuara nga problemi me furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Gostivarit, shkruan Top24
Sot, në cilësinë e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, së bashku me këshilltarët e Komunës së Tetovës, Zgjim Shaini dhe Bujar Akiki, si dhe zëvendësdrejtorin e Shërbimeve për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së RMV-së, Benizar Ganiu, realizova një vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, ku u pritëm nga drejtori i spitalit, Emri Bajrami.
Me këtë rast u dorëzua një donacion me ujë të pijshëm për nevojat e Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje ndaj institucionit shëndetësor dhe stafit të tij, në rrethanat e krijuara nga problemi me furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Gostivarit.
Ky gjest synon të lehtësojë situatën dhe të ofrojë ndihmë konkrete për pacientët dhe personelin shëndetësor, duke dëshmuar se bashkëpunimi institucional, përgjegjësia dhe solidariteti janë thelbësore në përballimin e sfidave që prekin qytetarët.
Urojmë që situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Gostivar të zgjidhet sa më shpejt, në mënyrë që qytetarët dhe institucionet të rikthehen në funksionim normal.



