
Kjo udhëheqësi e BDI-së e urren shumicën e shqiptarëve që e dërguan në opozitë. Destruktiviteti i tyre dhe prirja për vetëshkatërrim po marrin përmasa shqetësuese.
Ata po bllokojnë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe po punojnë drejtpërdrejt kundër njërit prej parimeve themelore të Marrëveshjes së Ohrit.
Kjo udhëheqësi e BDI-së vuan nga verbëria politike. Nuk e kupton përgjegjësinë e vet. Me qeverisjen e tyre kriminale për plot 22 vjet në qeveritë e LSDM-së dhe VMRO-së, ata u bënë përfaqësuesit më të këqij të mundshëm të zërit shqiptar.
Shqiptarët nuk duan më të përfaqësohen nga njerëz që kanë keqpërdorur dhe përvetësuar fonde të Bashkimit Evropian dhe që nuk u kanë siguruar qytetarëve as ujë të pastër për pije.
Shqiptarët nuk do të identifikohen më kurrë me këtë BDI të pareformuar, e cila mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për zhvlerësimin e politikës shqiptare.
Për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale për sjelljen e tyre korruptive në qeveritë e fundit të LSDM-së, grupi i vogël rreth Ahmetit po i ofrohet politikisht VMRO-së, me qëllim që kjo parti të fitojë më shumë se 60 deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Përpjekja për të krijuar një pasqyrë të rreme se të drejtat e shqiptarëve janë të rrezikuara vetëm pse BDI nuk është partnere e koalicionit qeverisës, është një veprim i qëllimshëm në shërbim të interesave politike të së djathtës maqedonase dhe një tradhti ndaj kauzës shqiptare.



