LajmeTeknologji

Ekrani i kaltër po kthehet me Windows 11

Përditësimi, i cili mundëson funksionin tradicional, do të bëhet i disponueshëm për të gjithë pas testimit.

Microsoft ka lëshuar një tjetër përditësim për Windows 11, i cili aktualisht është i disponueshëm për testuesit brenda kanalit Insider.

Përditësimi zbaton rregullime për paraqitjen e problemeve brenda shiritit të detyrave dhe menusë Start, disa gabime me volumin Bluetooth, probleme me nisjen e aplikacioneve 32-bit dhe më shumë.

Është interesante që korrigjimi do të përfshijë një ndryshim kozmetik. Windows 11 ka përdorur ekranin e zi të vdekjes deri më tani, dhe përditësimi do të ndryshojë ngjyrën e ekranit të zi në të kaltër, gjë që ishte një traditë në versionet e mëparshme të Windows.

Tradicionalistët tani do të mund të pushojnë dhe të “shijojnë” mesazhin e kaltër në ekranin e monitorëve të tyre.

Ekrani i kaltër i vdekjes (BSoD) është bërë një lloj funksioni legjendar. Ai gjithashtu ka komunitetin e tij Reddit, i cili monitoron rregullisht këtë dhe gabime të tjera kompjuterike

Related Articles

Back to top button
Close
Close