
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do mblidhet ditën e sotme në një takim me kryetarët e 71 degëve të PD në orën 16:00. Kolegji i kryetarëve pritet të ketë në qendër të diskutimeve çështje që lidhen me organizimin e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 Dhjetor.
Kjo është data që u vendos me 2/3 e votave të kryesisë së PD.
Thirrja e Kuvendit Kombëtar u propozua nga kryetari Basha, pas refuzimit të mbështetësve të zotit Berisha për të verifikuar sipas statutit firmat e mbledhura prej tyre për thirrjen e Kuvendit, ndërkohë që ish-lideri historik i PD-së, ka zgjedhur datën 11 dhjetor për mbledhjen e këtij Kuvendi.(a.b)/dosja.al