LajmeSport

Japonia shkëlqen me “poker”, thyen Tunizinë në ndeshjen e dytë në grup dhe e eliminon nga Botërori

Japonia dhuroi një paraqitje bindëse dhe mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Tunizinë në ndeshjen e Grupit F të Kupës së Botës 2026, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në fazën me eliminim direkt.

Tunizia nuk arriti të reagojë as pas pushimit, ndërsa Japonia vazhdoi të kontrollonte lojën.

Pak minuta më vonë, Ueda realizoi golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për Japoninë, duke u bërë lojtari i parë japonez që shënon dopietë në një ndeshje të Kupës së Botës.

Me këtë fitore, Japonia konfirmon formën e saj të shkëlqyer dhe i afrohet kualifikimit për në fazën e 1/32-ve, ndërsa Tunizia bëhet kombëtarja e tretë që eliminohet nga Botërori 2026 pas një fushate zhgënjyese.

Rezultati:

Tunizi 0-4 Japoni

Kamada 4‘, Ueda 31’, 79’, Ito 69’

Related Articles

Back to top button
Close
Close