LajmeSport

Gjermania thyen mallkimin e Botërorëve, ja kur ishte hera e fundit që “Panzerat” kaluan grupet e Kupës së Botës

Kombëtarja e Gjermanisë ka siguruar kualifikimin nga faza e grupeve në Kupën e Botës 2026, duke i dhënë fund një serie zhgënjyese që kishte ndjekur “Panzerat” në dy edicionet e fundit të turneut.

Ky është kualifikimi i parë i Gjermanisë nga grupet e një Kampionati Botëror që prej vitit 2014. Pikërisht në Botërorin e Brazilit, Gjermania zhvilloi një nga fushatat më të suksesshme në historinë e saj, duke ngritur trofeun e katërt të Kupës së Botës pas fitores në finale ndaj Argjentinës.

  • 2026 (SHBA, Kanada, Meksikë) – Kualifikohet në raundin e 32 skuadrave.
  • 2022 (Katar) – Eliminohet në fazën e grupeve.
  • 2018 (Rusi) – Eliminohet në fazën e grupeve.
  • 2014 (Brazil) – Kualifikohet nga grupet dhe fiton Kupën e Botës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close