LajmeRajon

Haxhiu për ministrin e ri: Vendimi i vetëm i mirë i qeverisë Kurti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu, ka reaguar lidhur me emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë Rifat Latifi.

Sipas Haxhiu, ky është vendimi i vetëm i mirë i qeverisë Kurti.

“ Rifat Latifi mjeku i dëshmuar në Amerikë e gjetiu, ka një përvojë të madhe në shëndetësi, prandaj uroj që emërimi i tij të jetë për të përmirësuar e avancuar sistemin tonë shëndetësor dhe gjendjen e profesionistëve shëndetësorë dhe kryeministri Kurti nuk ka qëllim që ta përdorë emrin e tij për ta mbuluar bërrllogun dhe rrëmujën që e ka shkaktuar Arben Vitia dhe ekipi i tij”, ka thënë Haxhiu.

Më poshtë reagimi i plotë:

Dr.Rifat Latifi një intelektual nga Drenica në krye të shëndetësisë së Kosovës.

Emërimi i Dr. Rifat Latifit, mjekut me famë ndërkombëtare, bashkëvendasit tim, ministër i shëndetësisë, është veprimi i vetëm, i mirë, i kësaj qeverie që duhet përshendetur.

Rifat Latifi mjeku i dëshmuar në Amerikë e gjetiu, ka një përvojë të madhe në shëndetësi, prandaj uroj që emërimi i tij të jetë për të përmirësuar e avancuar sistemin tonë shëndetësor dhe gjendjen e profesionistëve shëndetësorë dhe kryeministri Kurti nuk ka qëllim që ta përdorë emrin e tij për ta mbuluar bërrllogun dhe rrëmujën që e ka shkaktuar Arben Vitia dhe ekipi i tij.

Nuk është e drejtë dhe morale dhe nuk duhet lejuar që emrat e mëdhenjë të shëndetësisë të përdoren për qëllime të politikës ditore, por atyre t’u ipe hapësira dhe mbështjetja e duhur për përmirësim të shëndetësisë.
Duke e njohur mirë sistemin shëndetësor dhe plagët e tij, çdo veprim të mirë të ministrit do ta mbështesë, por edhe do ta kritikoj nëse eventualisht gabon duke dëgjuar ata që nuk e kuptojnë sistemin shëndetësor ose që tentojnë të përfitojnë nga ai.

Dr.Rifat Latifi ka treguar edhe gjatë mandatit si këshilltar i ish- kryeministrit Hashim Thaçi, se ka vullnet për të punuar me përkushtim për shtetin e Kosovës.
Uroj që prioriteti i tij si ministër i shëndetësisë të jetë shëndeti i qytetarëve dhe mirëqenia e puntorëve shëndetësorë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close