LajmeMaqedoni

Edhe një grup pune për përfaqësimin e drejtë

“Nga ana e koalicionit VLEN unë i prijë këtij grupi punues, kemi pasur tri takime deri më tani dhe nga java e ardhshme besoj se do të fillojmë të flasim për një zgjidhje konkrete, e cila pastaj do ti dorëzohet Parlamentit si përfaqësues i sovranit dhe do të ketë debat publik. Uroj që në një periudhë të shkurtër, të zgjidhim edhe këtë çështje”, theksoi Fetai.

 

Përskaj mospajtimeve, Qeveria më në fund ka pajtueshmëri për miratimin e një ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Kështu tha zv.kryeministri Arben Fetai, ndërsa informoi se është formuar edhe një grup pune me përfaqësues të partive politike, pjesë e koalicionit qeveritar, që duhet të gjejë zgjidhje për përfaqësimin e drejtë në administratën publike, pas abrogimit të mekanizimit të Balancuesit nga Gjykata Kushtetuese. Fetai pret që ky Ligj të zgjidh çështjet e punësimeve etnike në sektorin publik, pasi sipas tij, Balancuesi si mekanizëm për planifikim të zbatimit të drejtë dhe adekuat në administratën publike ishte skajshmërisht i abuzuar, jo-efektiv dhe nuk e arrinte qëllimin.

“Edhe pse në kuadër të Qeverisë ka pasur qëndrime kontradiktore, unë dua të njoftojë zyrtarisht se veçmë kemi filluar punën si Qeveri në kuadër të një grupi punues ku ka përfaqësues nga të gjitha partitë e koalicionit për përgatitjen e një zgjidhje ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Pra, parimi kushtetues, më në fund pas 22 viteve, do përkthehet në një zgjidhje konkrete ligjore. Nga ana e koalicionit VLEN unë i prijë këtij grupi punues, kemi pasur tri takime deri më tani dhe nga java e ardhshme besoj se do të fillojmë të flasim për një zgjidhje konkrete, e cila pastaj do ti dorëzohet Parlamentit si përfaqësues i sovranit dhe do të ketë debat publik. Uroj që në një periudhë të shkurtër, të zgjidhim edhe këtë çështje”, theksoi Fetai.

Ai para mediave tha se si koalicion VLEN janë të angazhuar për heqjen e termit “20%” për gjuhën shqipe nga Kushtetuta dhe në momentin e parë që do të hapet Kushtetuta, tha Fetai, do të bëjnë përpjekje maksimale që edhe çështja e 20% të rregullohet me Kushtetutë.

Në ndërkohë, para mediave, Fetai ka thënë se prioritet i Qeverisë mbetet reformat në administratë, pasi siç u shpreh ai, aktualisht ka një administratë të politizuar skajshmërisht, të stërngarkuar në numra dhe dhe joefektive në shumë drejtime. “Reforma në administratën publike është një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re. Jemi të fokusuar në agjendën reformuese, e cila parasheh edhe bashkimin e disa institucioneve të cilët janë me numër të ulët të të punësuarve. Ka shumë institucione ku ka shumë pak zyrtarë, këto institucione duhet të bashkohen, të racionalizohen, në mënyrë që të kemi institucione më efikase, më të centralizuara, më përgjegjëse dhe më llogaridhënëse. Ne veçmë kemi sjellur Ligjin për funksionimin e organeve shtetërore dhe do të vazhdojmë për sjelljen e ligjeve për sa i përket reformës së administratës publike. Këto janë zotime në kuadër të agjendës reformuese dhe kemi zotim se deri në fund të vitit ky proces do të ec”, theksoi zëvendëskryeministri Fetai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close