LajmeRajon

Dokumenti sekret: Britania investon miliona që serbët e Kosovës të ndahen nga nacionalizmi

Një dokument sekret për ndarjen permanente të Kosovës nga Serbia ka rrjedhur sot dhe ka bërë paranojake mediat e Serbisë.

Këto dokumente sekrete zbulojnë një financim multi-milionësh të Londrës për Serbinë që të mbështesin qeverinë e Prishtinës.

Këto dokumente janë nxjerrë nga gazetari hulumtues Keith Clarenberg, që ka hetuar rolin e shërbimeve të inteligjencës në formësimin e politikave.

Në shtatorin e vitit 2020, Prishtina dhe Beogradi ishin pajtuar për normalizim të marrëdhënieve ekonomike, raporton B92, përcjell periskopi.

Sidoqoftë, në nivelin politik kjo marrëveshje nuk ka ndërhyrë edhe aq me Kosovën dhe Serbinë që vazhdojnë negociatat në Bruksel.

Dosjet e fundit që kanë rrjedhur tregojnë se Londra po kërkon të përfundojnë punën, jo me forcë brutale, por me [sic] manipulim.

Programi i titulluar “Forcimi i Paqes Pozitive në Kosovë dhe Serbi” me buxhet 5 milionë funte për vitet 2020-2022, ka për qëllim të krijojë mbështetje të madhe mes serbëve për qeverinë e Kosovës, duke sfiduar narrativat e bazuara në identitet për të arritur ndryshim social në nivel kombëtar.

Me fjalë të tjera, Britania po provon të reduktojë tensionet mes popullsisë lokale dhe të zgjidh ndasitë mes tyre.

“Komunitetet në Kosovë dhe Serbi do të jenë më të forta për t’i dalë ballë narrativave që shpërndajnë apo gjenerojnë konflikt” – thuhet aty.

Opinionisti i Periskoit, Jetlir Buja, në një opinion të shkruar më 9 qershor analizonte domosdoshmërinë e integrimit të komunitetit serb në Kosovë për forcimin e pavarësisë së vendit./Periskopi

Related Articles

Back to top button
Close
Close