LajmeMaqedoniTopLajm

‘Open Balkan’, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Maqedoni-Serbi, refuzojnë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në panelin e diskutimit të Forumit Ekonomik në Shkup kanë shpalosur kushtet e marrëveshjes mes tre vendeve për rajon më të lirë në ekonomi dhe bashkëpunim mes qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni. Iniciativa mes tre vendeve në të ardhmen do të quhet “Open Balkan” që do të jetë ndryshim i emrit të deritanishëm “Mini-shengeni”. Sipas krerëve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë, kjo nismë është për të mirën e qytetarëve, për ekonominë dhe lëvizjen e lirë të bizneseve, duke u bazuar në besimin mes vendeve dhe në mes institucioneve të këtyre vendeve.

Në këtë forum, tre shtete nënshkruan marrëveshjen për:
Fuqi të lirë punëtore, me të cilën qytetarët e tre shteteve do të mund të punojnë në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni të Veriut pa ndonjë leje pune që deri tani është dashur që ta marrin nëpër zyrat e punës nëpër institucione apo zyrat e policisë. Kjo marrëveshje do të vlejë prej 1 janarit të vitit 2022.

Bashkëpunimi për rajon të gjelbërt është marrëveshja dytë e nënshkruar mes tre vendeve për të realizuar aktivitete të përbashkëta në mbrojtjen e natyrës dhe promovimin e turizmit malor dhe mbrojtjen e parqeve nacionale. Në këtë marrëveshje hynë edhe aktiviteti i përbashkët në raste të katastrofave humanitare. Tre shtetet do të përballen me katastrofat humanitare nëse do të ndodh në të ardhmen në Shqipëri, Serbi ose Maqedoni të Veriut. Kjo marrëveshje do të vlejë prej 1 janarit të vitit 2022. Heqja e kufijve do të jetë pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara sot nga zyrtarët e tre shteteve. Kjo marrëveshje do të vlejë prej 1 janarit të vitit 2023.

Në Forumin ekonomik në Shkup, përveç Kosovës nuk po merr pjesë as Mali i Zi, e as Bosnjë dhe Hercegovina. Lidhur me mospjesëmarrjen e këtyre shteteve në këtë forum janë deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Rama tha se do të ishte kurioz të shihet se çfarë do të thonë udhëheqësit e shteteve që nuk po marrin pjesë në forum kur ndërmarrësit e tyre do të hasin në pengesa në kufi. “Do të isha shumë kurioz që të shoh se çka do t’ju thonë ndërmarrësve udhëheqësit e vendeve që nuk janë këtu, kur kamioni i një vendi tjetër që nuk është këtu, do të duhet të ndalet në kufi, ndërsa kamioni i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të udhëtojë pa ndalesa. Për këtë po flas unë”, u shpreh Rama.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Nuk mund të vazhdojmë të lusim vendet tjera që nuk janë pjesë e këtij forumi. Mendimet e mia për Prishtinën do t’i ruaj anash në prezencë të Edit. Nuk e kuptoj se pa arsye racionale kundërshtohet kjo nismë. Nuk e kuptoj. Nuk ka arsye racionale”, tha ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close