BotaLajme

Armenia dhe Azerbajxhani fajësojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar të enjten njëra-tjetrën për prishje të armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia, të cilën e kanë pranuar të dyja vendet, me qëllim të ndaljes së përleshjeve të përgjakshme kufitare.

Ministria e Mbrojtjes në Armeni, ka thënë përmes një deklarate se trupat azerbajxhanase kanë shtënë me armë zjarri në pozicionet armene kufitare në orët e para të së enjtes, duke shtyrë Armeninë ta bëjë të njëjtë gjë.

Ministrja e Mbrojtjes në Azerbajxhan ka thënë përmes një deklarate se forcat armene kanë shtënë me armë zjarri dhe garanta në rajonin Kelbajar. Edhe kjo Ministri ka thënë se forcat e saja u janë përgjigjur sulmeve.

Armëpushimi është arritur të mërkurën, pas një prej incidenteve më të përgjakshme prej konfliktit të vitit të kaluar, që është zhvilluar mes forcave armene dhe Bakus, për rajonin e Nagorno-Karabakut dhe disa rajone në rrethinë.

Armenia ka thënë se tre ushtarë të saj janë varë dhe katër të tjerë janë plagosur.

Azerbajxhani ka thënë se dy ushtarë të këtij shteti janë plagosur.

Në luftimet gjatë shtatorit të vitit të kaluar, trupat azerbajxhanase kanë dëbuar forcat etnike armene nga një pjesë e territorit që kanë kontrolluar nga vitet 1990, para se Rusia të ndërmjetësonte armëpushimin.

Megjithatë, një mori mospajtimesh në mes të të dyja palëve kanë vënë në pah sa i cenueshëm është ky armëpushim.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close