LajmeMaqedoniOpinionTopLajm

Deri në sekondën e fundit me doktor Bekim Pocestën!

Valmir Lleshi

31 Tetor 2021 E diel
Me Kismet të të madhit Zot

Fitorja e doktor Bekimit është fakt i pamohueshëm dhe kjo do vuloset me mbështetje edhe më të madhe, të të gjithê atyre që sot e gjithë ditën mundoheni ti kërcënoni e mbani nën presion.
Populli nuk i han më këto fore, ndaj ju do të humbni dhe Bekim Pocesta do gëzojë fitore.
Kjo tashmë është botërisht e ditur, dhe duhet të ndroni karikuesin, sepse karikuesi i vjetër nuk ka më shance të mbushë mendjet dhe zemrat e njerëzve me pallavrat e kohës së gurrit.
Jo që do humbni, por do humbni thellë!!!
Ka ikur koha e kërcënimeve me vende pune dhe me bukën e gojës.
Dibrani, të merr erë në jakë!!!

#PASTËR me doktor Bekimin

#DeriNëFrymënEFundit

#Shnet

Në asnjë sekondë të kësaj gare,nuk jam bërë pishman që të kam qëndruar pranë. Në asnjë moment as nuk kam dyshuar se ne do ta fitojmë këtë garë. Pa asnjê dyshim, jam i sigurt se edhe pas dy javësh,kur të formalizohet Raundi i Dytë, Ti do të jesh fitimtar.
Në fakt, Ti je fitimtar, sepse bashkë me Ti, dje fitoi Pastërtia, fitoi njerëzorja, fitoi ajo që nuk ka asnjë çmim, Liria.
Pas kësaj beteje, do dalim akoma më të fortë,akoma më shumê fitimtarë, sepse, tash më, çdo njeri i vetëdijshëm e din mirë, se ky ishte momenti i shumëpritur, ky ishte momenti magjik, për të sjellë Ndryshimin.
Dhe mos harrojmë, SOT është e NESËRMJA për të cilën jemi shqetësuar DJE!!!

#PASTËR me doktor Bekimin

#DeriNëFrymënEFundit

Related Articles

Back to top button
Close
Close