LajmeMaqedoniTopLajm

Deponia në Haraçinë, tymi mbuloi banorët, komuna pa përgjigje për zgjidhje

Që nga orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure ka filluar djegia e deponisë që gjendet këtu mbi fshatin Haraçinë.Njësitë zjarrfikëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të shuar zjarrin.Tymi nga djegia e mbeturinave ndot ajrin duke vënë në rrezik shëndetin e banorëve të vendbanimeve Haraçinë, Orllancë, Grushinë dhe Nagushtak.Djegia e deponisë, sipas banorëve, është dukuri e shpeshtë. Haraçinasit nuk deshën të prononcohen para kamerës, por ata shprehin revoltën se në situatën kur vendi përballet me pandeminë e Covid-19 djegia e këtyre mbeturinave rrezikon edhe më shumë shëndetin e tyre.TVM2 bëri përpjekje të sigurojë qëndrim edhe nga komuna se kush ia vë zjarrin kësaj deponie të egër dhe a është paraparë zgjidhje afatgjate për këtë deponi, por nuk morëm përgjigje.Për shuarjen e zjarrit ishin angazhuar Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit të cilët i hasëm në terren. Ata ishin angazhuar me tri cisterna të zjarrfikësve për të shuar zjarrin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close