LajmeMaqedoniTopLajm

Sindikatat kërkojnë përgjegjësi penale për firmat që kanë marrë subvencione dhe nuk kanë paguar punonjësit

Punëdhënësit, të cilët, në vend të llogarive të punonjësve, paratë e marra nga shteti i kanë futur në xhepat e tyre të përgjigjen penalisht. Kjo është kërkesa e sindikatave. Sindikatat dhe aktivistët e të drejtave të punëtorëve kërkojnë që Prokuroria Themelore Publike të ngrejë padi kundër të gjithë pronarëve të kompanive që kanë marrë para nga shteti për të subvencionuar pagat, por që nuk ua kanë paguar punëtorëve rrogat për muajin prill dhe maj. Për më tepër, sindikatat kërkojnë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike që punëdhënësit e papërgjegjshëm të marrin gjoba dhe t’i kthejnë paratë.

Dje në opinion pati reagime të shumta pas njoftimit të DAP-it se 708 kompani punëtorëve nuk u kanë paguar rroga minimale për muajt prill dhe maj edhe pse paratë i kanë marrë nga shteti. Mbi 1700 të punësuar mbetën pa para në kohë pandemie, ndërsa 52 mijë punëtorë që kanë punuar në 4 mijë kompani nga pronarët e tyre kanë marrë rroga më të ulëta se minimalja edhe pse Qeveria ua ka transferuar shumën e plotë prej 14 500 denarë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close