“Në Maqedoni ka qytetarët që nuk kanë nënshtetësi, edhe pse i plotësojnë një ose më shumë kushte për ta marrë atë. Sipas statistikave qeveritare, UNHCR-së dhe organizatave qeveritare, në fund të gushtit vitin e kaluar ka pasur 563 persona pa nënshtetësi, ndërsa partitë opozitare shqiptare thonë se shtatë mijë shqiptarëve në RMV ju mohohet e drejta për nënshtetësi”.
Ata kujtojnë se hetimet duhet të përfundojnë për gjashtë muaj, ndërsa mund të vazhdohen deri 12 dhe 18 muaj, për raste më të komplikuara të krimit të organizuar, por në praktikë prokurorët shpesh i shkelin afatet.
Gjithashtu përmendet sjellja e keqe gjyqësore, presioni i tepruar ndaj gjyqtarëve, drejtësia e vonuar dhe financimi joadekuat i gjyqësorit dhe prokurorisë, të cilat vazhdojnë të pengojnë punën dhe efikasitetin e gjykatave, dhe se këto ndikojnë në besimin e publikut në gjyqësor. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vëren se nuk ka raste të të burgosurve politikë, por se paraburgimi zgjatë shumë kohë.