LajmeTeknologji

Çmimi i Bitcoin po bie dukshëm

Kriptovaluta Bitcoin është duke u përballur me rënie drastike të vlerës.

Kriptomonedha, vlera e së cilës në fillim të javës ishte mbi 41 mijë euro, këtë të premte ka rënë në 36 mijë e 800 euro.

Kjo rënie vjen pas mbledhjes së Rezervës Federale në Amerikë, ku u tha se norma e interesit për Bitcoin mund të rritët, shkruan BBC.

Si shkak i rënies së vlerës së Bitcoin përmenden edhe ngjarjet politike në Kazakistan, ku qeveria atje e ka ndalur energjinë elektrike dhe si pasojë të gjithë prodhuesve të Bitcoin në këtë shtet, i cili njihet si shteti i dytë me më së shumti prodhimtari të Bitcoin pas Amerikës, ua ka pamundësuar punën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close