LajmeMaqedoniTopLajm

Bilall Kasami cilësia e ajrit është përkeqësuar ndjeshëm ju lutemi mos dilni pa nevoj

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në profilin e tij në FB ka apeluar qytetarët që të mos dalin pa nevoj pasi cilësia e ajrit është përkeqësuar pas zjarrit që ka shpërthyer në një fabrikë, shkruan Top24.

APEL ‼️‼️
Të nderuar qytetarë të Tetovës!
Për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një fabrikë në hyrje të qytetit, cilësia e ajrit është përkeqësuar ndjeshëm. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre. Më të prekurit janë ata me sëmundje të mushkërive, frymëmarrjes dhe të zemrës, të cilët sot duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin raportet e cilësisë së ajrit. Ata qytetarë që duhet të jenë jashtë, duhet të mbajnë maska mbrojtëse, mundësisht H95. Mbani dritaret dhe dyert e mbyllura në shtëpitë tuaja dhe kujdesuni për shëndetin tuaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close