
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se sulmi në një spital në Gaza, që la më shumë se 500 të vdekur është kryer “nga një palë tjetër” dhe jo nga Izraeli.
Për sulmin, Hamasi ka akuzuar Izraelin, ndërsa Izraeli ka akuzuar grupin Xhihadist Islamik palestinez, që ka mohuar akuzat e Izraelit.
Presidenti ka thënë se SHBA-ja do t’i japë Izraelit atë që i duhej për të mbrojtur veten.
Ai ka shtuar se trimëria e popullit izraelit ishte mahnitëse dhe ishte krenar që ishte atje.
Tutje ka thënë se Hamasi ka “kryer mizori të liga që e bëjnë ISIS-in të duket disi racional”.
“Duhet të kemi parasysh gjithashtu se Hamasi nuk përfaqëson të gjithë popullin palestinez dhe i ka sjellë atij vetëm vuajtje”, ka thënë tutje Bideni.
Vizita e planifikuar e Bidenit u turbullua pas sulmit vdekjeprurës në spital, gjë që bëri që presidenti palestinez dhe Mbreti i Jordanisë ta anulojnë takimin me të./TheGuardian



