MaqedoniTopLajm

Besa sonte e përmbyll fushatën me tubimin e fundit, në sheshin e Tetovës

Tetovë – Lëvizja Besa sonte  e përmbyll fushatën me tubimin e fundit që do zhvillohet ora 19:30 në Sheshin Iliria në Tetovë në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve të 31 tetorit.

Lideri i kësaj partie që është edhe kandidat për komunën e Tetovës gjatë ditëve të kaluara ka vizituar të gjitha lagjet dhe fshatrat që janë pjesë e komunës së Tetovës me ç`rast ka prezantuar platformën dhe ofertën e tij, si kandidat për të udhëhequr me komunën.

Poashtu gjatë ditës së djeshme bashkë me ish kandidatin e ASH-së për kryetar komune Vullnet Murselin dhe aktivistë/e të të dy subjekteve politike realizuan marshin nëpër rrugët e Tetovës. /TetovaExpres

Related Articles

Back to top button
Close
Close