LajmeSport

Guardiola komenton situatën te Barça dhe sponsorizon Xavin për pankinën

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Crystal Palace, por e ka pasur të pamundur të komentojë rreth zhvillimeve më të fundit në kampin e Barcelonës, skuadër ku ai ka shkruar historinë si futbollist e më vonë si teknik i parë.

Guardiola e ka quajtur shkarkimin e Koeman, si të vendosur nga rezultatet, teksa ka sponsorizuar edhe ish kapitenin, Xavi Hernandez, si njeriun e duhur për t’u ulur në pankinën e klubit “blaugrana”.

“Ne trajnerët jetojmë për rezultatet, varemi nga rezultatet dhe ikim apo rrimë në varësi të rezultateve. Edhe shkarkimi i Koeman është i lidhur me rezultatet, gjë që ai e di mjaft mirë. Gjithsesi Koeman mbetet miku im dhe shumë shpejt do të bisedoj me të. Nuk e di çfarë po ndodh, por nëse ia besojnë Xavit, jam i bindur që ai është gati të bëjë më të mirën. Ai njeh futbollin, ka pasion për punën dhe mbi të gjitha, tani ka edhe eksperiencë si trajner, pasi e bën këtë punë prej kohësh në Katar”, u shpreh Guardiola.

Related Articles

Back to top button
Close
Close