Organizatori i protestave kundër rastit “Monstra”, Bedri Ajdari, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e së premtes, shkruan gazeta Lajm. Ai, tha se ka marrë mbështetje nga shumë organizata shqiptare dhe se protestat kundër rasteve të montuara nuk do të ndalen deri në zbardhjen e tyre. “Pra, edhe një herë, unë, Bedri Ajdari, i ftoj të gjithë qytetarët të dalim të protestojmë masivisht ditën e premte, më 02 prill 2021, në ora 14:00 për të treguar seriozitet se nuk do t’i tolerojmë dëniket drakonike për njerëz të pafajshëm si dhe dënimet selektive dhe me standarde të dyfishta!”, tha Ajdari. Prononcimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.
Related Articles
Bela godet VLEN-nin: Këta janë mashtrues dhe manipulues të mendimit kritik të qytetarëve
27 Prill, 2024
Faton Ahmeti së bashku me shtabin vizitojnë këshillat vendorë në Tetovë, falenderues për të gjithë
26 Prill, 2024
Check Also
Close