LajmeRajon

Haradinaj: AAK nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket votimit të Vjosa Osmanit për presidente

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentes.

Haradinaj në një konferencë për media, ka thënë në takimin që ka pasur me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, nuk iu është kërkuar bashkëpunim për këtë çështje.

“Ne kemi mirëprit mundësinë e bisedës me fituesin e  zgjedhjeve në këtë rast me zotëri Kurtin dhe zonjën Osmani, nuk kem marr prej tyre një kërkesë, një marrëveshje politike për me votu ose presidenten ose qeverinë. Ata nuk kanë kërkuar prej neve bashkëpunim. Vetvetiu ne nuk jemi pjesë e një marrëveshje politike për të votuar kandidaten e LVV-së për presidente. Sa i përket  qëndrimit të Aleancës nuk ka ndryshuar asgjë”, ka thënë Haradinaj.

Duke komentuar vendimin e LDK-së, që do të jenë prezent në sallë në momentin e votimit të Vjosa Osmanit për presidente, Haradinaj tha se kjo është një marrëdhënie e re mes LDK-së dhe LVV-së.

“E pash një njoftim se LDK e ka një vendim të tillë, kjo është një marrëdhënie e re mes LDK-së dhe LVV-së”, u shpreh Haradinaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close