Sport

Bayerni synon trofeun e 5-të sezonal, sfidon Dortmundin në Superkupën e Gjermanisë!

Nga një Superkupë te një tjetër. Në harkun e 6 ditëve Bayerni Munich do të zbresë në fushë për të fituar një tjetër trofe që do të ishte i 5-ti sezonal. Skuadra e Hansi Flicks sfidon sot në mbrëmje, Borussian e Dortmundit në finalen e Superkupës së Gjermanisë ndeshje që do të luhet në Allianz Arena në orën 20:30 dhe që do të transmetohet në Digitalb nëpërmjet kanalit Eurosport 2. Në gusht të vitit të kaluar Dortmundi e mposhti Bayernin 2-0 në Superkupë dhe kampionët e Gjermanisë do të kërkojnë të hakmerren pikërisht për atë disfatë por në të njëjtën kohë do të kërkojnë të reagojnë pas asaj humbjeje të thellë në fundjavë për javën e dytë të Bundesligas ndaj Hoffenheim me shifrat 4-1. Bayerni është i plotë përpara kësaj sfide ndërkohë që Dortmundi ka disa mungesa ku spikasin ato të Thorgan Hazard, Zagadou e Schmelzer. Parashikohet një duel i zjarrtë dhe po aq spektakolar në Allianz Arena në praninë e disa mijë shikuesve, një ndeshje që nuk duhet humbur në ekranin tonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close