
Barcelona po insiston në transferimin e mbrojtësit të krahut, spanjollit Cesar Azpilicueta.
Madje, mediumet spanjolle kanë bërë të ditur se Barcelona tashmë e ka kontaktuar Azpilicuetan dhe i ka bërë ofertë zyrtare për t’iu bashkuar në verë.
Bëhet e ditur se Barça i ka ofruar Azpilicuetas kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
32-vjeçari në verë do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Chelsean.
Azpilicueta është pjesë e Chelseat prej vitit 2012 dhe këtë edicion po e bartë shiritin e kapitenit. Ai ka një gol e tri asistime në 31 ndeshje për londinezët.



