
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte ishte pjesë e punimeve të kuvendit të degës së Strugës duke shënuar se në një atmosferë uniteti në Strugën e traditës, qëndresës dhe kontributit kombëtare u zgjodhën organet dhe strukturat e reja drejtuese të degës, shkruan Top24
” Struga ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat e fuqishme të rrugëtimit tonë politik. Më gëzon fakti që sonte pashë një organizatë të bashkuar, një anëtarësi të vendosur dhe një energji që dëshmon qartë se BDI është më e konsoliduar, më e organizuar dhe më e gatshme se kurrë për përballjet që kemi përpara. Të zgjedhurve në strukturat e reja drejtuese u uroj punë të mbarë dhe shumë suksese. Me respekt për çdo aktivist, me besim te njëri-tjetri dhe me përkushtim ndaj kauzës sonë të përbashkët, vazhdojmë përpara. Sepse kur jemi bashkë, jemi të pathyeshëm!” shkruan Ahmeti.Top24



