
Paraguai do të tentojë të vazhdojë ëndrrën në Botërorin 2026, teksa në 1/8-at e finales përballet me Francën në Filadelfia.
Skuadra e drejtuar nga Gustavo Alfaro është vetëm një fitore larg barazimit të arritjes së saj më të mirë në Botëror, çerekfinales së vitit 2010. Kjo është edhe më mbresëlënëse duke marrë parasysh se Paraguai e nisi turneun me një humbje të thellë 4-1, por më pas reagoi në mënyrë të shkëlqyer, duke mbetur i pamposhtur në tre ndeshjet e fundit (2 fitore, 1 barazim) dhe duke pësuar vetëm një gol.
Megjithatë, përballë Francës sfida bëhet shumë më e vështirë. Përveç mbrojtjes solide, Paraguai duhet të gjejë edhe golin, pasi historikisht ka shënuar vetëm një herë në gjashtë ndeshjet e tij me eliminim direkt në Kupën e Botës.
Në krahun tjetër, Franca vjen si një nga favoritët kryesorë për titullin. “Gjelat” mundën Suedinë 3-0 në raundin e kaluar, duke regjistruar ndeshjen e pestë radhazi ku shënojnë të paktën tre gola. Forma e shkëlqyer sulmuese dhe eksperienca në fazat me eliminim direkt i bëjnë francezët favoritë të mëdhenj.
Statistikat janë gjithashtu në anën e Francës. “Les Bleus” janë të pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit të fazës së 1/8-ave në Kupën e Botës dhe kanë humbur vetëm dy nga 23 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion (18 fitore, 3 barazime).
Pas triumfit në Rusi 2018 dhe finales së Katarit 2022, francezët synojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt një tjetër finaleje botërore, ndërsa Paraguai shpreson të shkruajë një tjetër kapitull historik pas eliminimit të Gjermanisë.
RFEZULTATI LIVE:
Paraguai 0-0 Francë
NGJARJET KRYESORE:
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
38′ Dembele provon me një gjuajtje brenda zonës, por topi devijohet dhe shkon në këndore.
19′ Bradley Barcola nuk mund të priste asgjë tjetër veçse një karton të verdhë për ndërhyrjen e tij të ashpër. Dhe pikërisht karton i verdhë është vendimi. Ilgiz Tantashev nuk heziton aspak ta nxjerrë nga xhepi.
1′ Starton dueli!
FORMACIONET ZYRTARE:




