BotaLajme

Katër ish-presidentët e ShBA-së me mesazh urimi për 250-vjetorin e Pavarësisë

Katër ish-presidentët  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë publikuar mesazhe me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së vendit, duke vënë theksin te demokracia, uniteti dhe përgjegjësia qytetare.

Ish-presidenti Joe Biden, i cili drejtoi ShBA-në para administratës aktuale, kujtoi parimet mbi të cilat u themelua shteti amerikan, duke theksuar se Deklarata e Pavarësisë shpalli se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, transmeton Klankosova.tv.

Ne zgjodhëm këtë rrugë 250 vjet më parë, por aty filloi puna, jo aty përfundoi. Ende nuk i kemi përmbushur plotësisht këto fjalë të Deklaratës, por nuk jemi larguar kurrë prej tyre dhe shpresoj që këtë 4 Korrik të angazhohemi se nuk do ta bëjmë kurrë”, është shprehur Biden.

Edhe Barack Obama publikoi një mesazh, duke rikujtuar pjesë nga fjalimi që mbajti muajin e kaluar në hapjen e muzeut presidencial me emrin e tij.

Sipas Obamës, Amerika ka ende punë për të bërë për të përmbushur idealet mbi të cilat u themelua.

Çdo brez duhet të vazhdojë punën e papërfunduar të brezit paraardhës, duke mbrojtur atë që është e drejtë, duke korrigjuar atë që është gabim dhe duke e bërë vendin tonë edhe më të mirë”, tha ai.

Ndërkohë, ish-presidenti George W. Bush u bëri thirrje amerikanëve që të jenë qytetarë aktivë dhe jo vetëm vëzhgues.

250 vitet e ardhshme kërkojnë që amerikanët të jenë qytetarë, jo spektatorë. Ata duhet të interesohen për mirëqenien e vendit dhe të komuniteteve ku jetojnë”, deklaroi Bush.

Në mesazhin e tij, edhe Bill Clinton uroi amerikanët për përvjetorin historik, por njëkohësisht foli edhe për sfidat politike me të cilat përballet vendi.

Sot e festojmë këtë moment historik në një periudhë të ndarjeve të thella, pyetjeve të reja për të ardhmen dhe rolin e Amerikës në botë, si dhe kërcënimeve serioze ndaj institucioneve dhe vetë demokracisë sonë”, u shpreh Clinton.

Related Articles

Back to top button
Close
Close