Sport

Aston Villa 7:2 Liverpool: Reagimi i Kloppit pas humbjes turpëruese

Liverpooli e shkroi historinë e gabuar duke e lejuar Aston Villën ta shkaterroje 7:2 në Premierligë, sipas trajneri të të kuqve, Jurgen Klopp.

Të kuqtë humbën 7:2, duke u bërë kampioni i parë në fuqi që i pranon shtatë gola në një ndeshje lige që prej kohës kur Sunderlandi e kishte mundur 7:1 Arsenalin në shtator të vitit 1953, transmeton Gazeta Express.

Ollie Watkins shënoi het-trik dhe Jack Grealish pati gisht në pesë gola për t’i ndihmuar Villës t’ia shkaktojë Liverpoolit humbjen e katërt në ligë që prej janarit 2019.

“U duk sikur e humbëm pusullën pasi (Villa) kaloi në epërsi 1:0”, tha Klopp për BBC Sport.

Liverpooli e fitoi titullin e parë pas 30 vjetëve sezonin e kaluar, duke e lënë plot 18 pikë prapa rivalin Manchester City.

Por këtë sezon gjërat nuk kanë nisur edhe aq mirë për skuadrën e Kloppit.

“Kush dëshiron të humbë 7:2? Vite më parë i thamë vetes së duam të krijojmë histori. Kjo sonte ishte histori, por e llojit të gabuar”, shtoi ai.

“Ne patëm shanse të mëdha të cilat nuk i shfrytëzuam, por kur i pranon shtatë gola nuk jam i sigurt se mund të thuash ka mundur të ishte 7:7”, theksoi ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close