
Komisioni për sëmundje ngjitëse në mëngjes ka sjell propozim-vendim për hapjen e kufijve me Serbin, Kosovën, Malin e Zi dhe Shqipërinë, pa PCR test, kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Top24.mk
Sipas analizave për momentin nuk ka indikacione, gjegjësisht nuk ka numër të lartë të rasteve të importuara nga këto vende. Në përputhje me këtë nuk ka rrezik dhe është e sigurt hapja e kufijve.
Propozim-vendimi do të dorëzohet tek Qeveria e Maqedonisë së Veriut.