LajmeMaqedoniTopLajm

ASH reagon për librin ku për shkurtesat e emrave përdoret “BDI”, me autor Vehbi Kadriu

Aleanca për Shqiptarët përmes një press konference ka reaguar për librin në të cilin për shkrutesat  emrave për shembull meren emrat e subjekteve politike, në këtë rast emri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), shkruan Top24

“Me vite kemi ngritur zërin kundër formave të ndryshme të partizimit të arsimit. Nga ky pushtet kemi dëgjuar vetëm premtime se do të punojnë për depolitizim, ndërsa në realitet kanë bërë të kundërtën, dule futur partinë në çdo pore të arsimit. Së fundmi partia hyri edhe në libra shkollorë edhe atë në tekstet e grupmoshave më të ndjeshme. BDI tanimë ka hyrë si shembull në librin e gjuhës shqipe për klasën e pestë, konkretisht në mësimin për shkurtesa ku përmenden shembuj të shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare.” thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Reagimi i Plotë

Nëse do ta shkatërrosh një popull pa bërë luftë, shkatërroja arsimin, e një ndër format më të “mira” për ta arritur këtë është politizimi dhe partizimi i arsimit.

Me vite kemi ngritur zërin kundër formave të ndryshme të partizimit të arsimit. Nga ky pushtet kemi dëgjuar vetëm premtime se do të punojnë për depolitizim, ndërsa në realitet kanë bërë të kundërtën, dule futur partinë në çdo pore të arsimit. Së fundmi partia hyri edhe në libra shkollorë edhe atë në tekstet e grupmoshave më të ndjeshme. BDI tanimë ka hyrë si shembull në librin e gjuhës shqipe për klasën e pestë, konkretisht në mësimin për shkurtesa ku përmenden shembuj të shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare. Ky është një keqpërdorim skandaloz i teksteve shkollore për propagandë partiake, për indoktrinim të fëmijëve ngjashëm si në kohën e komunizmit, kohën e shokut Tito e shokut Enver. Është një servilizëm i turpshëm i vetë autorit Vehbi Kadriu, babai i ish kandidatit të BDI-së, Endrin Kadriu i cili më pas u emërua drejtor i Radiodifuzionit. Sa i takon Ministrit për Arsim dhe Shkencë, Jeton Shaqiri, e kemi thënë shumë më herët dhe sot vetëm po e rikonfirmon, se ai është ministër për shkatërrimin e arsimit. Kërkojmë publikisht që ky libër urgjentisht të tërhiqet nga përdorimi dhe bashkë me të edhe emisari partiak i quajtur ministër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close