BotaLajme

Stuhia e borës në SHBA bllokon banorët e Nju Jorkut në makina

Të paktën 28 njerëz kanë vdekur në Nju Jork, shumica e tyre në Buffalo, pasi stuhia e borës po vazhdon të godasë Amerikën e Veriut, raporton BBC

Një zyrtar shtetëror tha se disa njerëz kanë mbetur të bllokuar në makina për më shumë se dy ditë si shkak i kësaj stuhie.

Deri të martën pritet të ketë (23 cm) më shumë borë në pjesë të shtetit, paralajmërojnë meteorologët.

Stuhia që shtrihet nga Kanadaja në kufirin me Meksikën ka vrarë 56 persona.

Presidenti amerikan Joe Biden miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetje federale për shtetin e Nju Jorkut.

“Zemra ime është me ata që humbën të dashurit këtë fundjavë festive”, shkroi ai në Twitter.

Pronari i një dyqani të vogël në East Buffalo, i cili nuk deshi të prononcohej me emër, tha se hajdutët hynë në dyqanin e tij  në ditën e Krishtlindjes.

“Ata morën gjithçka, morën lodra, pajisje elektronike dhe altoparlantë”, tha ai.

Mark Poloncarz, ekzekutiv për Erie County ku ndodhet Buffalo, tha: “Ne mund të shohim një lloj drite në fund të tunelit, por ky nuk është ende fundi”.

Duke cituar zyrën e ekzaminuesit mjekësor lokal, Poloncarz tha se shumë nga viktimat kishin vdekur nga problemet e zemrës gjatë heqjes së borës me lopata e disa u gjetën të vdekur në automjetet e tyre.

Guvernatorja e shtetit Kathy Hochul,  vendase në Buffalo, u shpreh: “Është si të shkosh në  zonë lufte, automjetet përgjatë anëve të rrugëve janë tronditëse”.

Ajo shtoi se shumë automjete të urgjencës nuk kishin arritur të arrinin në zonat më të goditura ose kishin ngecur në dëborë po ashtu.

Më shumë viktima pritet të zbulohen pasi reshjet e dëborës të shkrihen dhe të vënë në pah automjetet e bllokuara.

Gjatë fundjavës rreth 250,000 shtëpi dhe biznese përjetuan ndërprerje energjie – megjithëse energjia është rivendosur në mënyrë të qëndrueshme.

Vdekje të lidhura me stuhinë u raportuan gjithashtu në Vermont, Ohio, Missouri, Wisconsin, Kansas dhe Kolorado.

Shteti perëndimor amerikan i Montana ishte më i godituri nga i ftohti, me temperatura që ranë në  (-45C).

Related Articles

Back to top button
Close
Close