LajmeMaqedoni

ASH-AAA: SPASOVSKI VAZHDON TË KËMBËNGULË NË MENTALITETIN E TIJ SHOVINIST

Propozues për ndryshim të ligjit për shtetësi është Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, mendime as që kemi kërkuar as që do të kërkojmë dhe as që ka të drejtë MPB-ja të japë mendim për ligjin në fjalë, kur askush nga ato e sidomos kërkuesit e ligjit nuk kanë kërkuar një gjë të tillë – thuhet në reagimin e koalicionit ASH-AAA pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, se propozimi I këtij koalicioni është pamflet politik.

Spasosvski udhëheq një institucion që në vazhdimësi diskriminon qytetarët e saj në baza etnike duke i privuar nga e drejta për të marrë shtetësi – akuzojnë nga ASH-AAA.

Ftojmë Ministrin Spasovski të njoftojë opinionin se sa është numri i personave pa shtetësi në RMV dhe të heqë dorë nga tendenca për të mjegulluar opinionin me letra dhe mendime të kota, sepse s’kemi nevojë për mendim nga ju. Çfarë të themi për Nazim Bushin përveç se turp e faqja e zezë që toleron këtë racizëm dhe shovinizëm ndaj shqiptarëve.

Debati dhe të gjitha procedurat për ligjin në fjalë zhvillohen në Kuvend dhe në përputhshmëri me rregulloren e Kuvendit dhe jo nëpër ministri që kanë obligime të tjera komfor kushtetutës –thuhet në reagimin e ASH-AAA. /KlanMacedonia

Related Articles

Back to top button
Close
Close